Liri Loshi e zbulon pse u largua Resul Sinani nga Nisma

Aktuale

Liri Loshi e zbulon pse u largua Resul Sinani nga Nisma

Nga: A.ZH Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:46
Resul Sinani e Fatmir Limaj

Ditë më parë u njoftua se nga Nisma Socialdemokrate është larguar ish-gazetari Resul Sinani.

Largimin e tij nga kjo parti, e ka komentuar ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi. Ky i fundit ka ironizuar me Sinanin, duke thënë se ai u largua nga Nisma, pasi “iu zbraz sahani”, përcjell Bota sot.

Loshi ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për “Resulë e Labinotë”, por për Herkulë.

Reagimi i Loshit:

Qenka larguar nga NISMA Resul Sinani. Normalisht, se iu ka zbraz sahani. Kur harxhohet pasuli ik edhe Resuli. Po Resulë e Labinotë nuk harxhohen dot! Kosova ka nevojë për Herkulë, jo për Labinotë e Resulë! Kur presim këta dy me ba ndryshimin, ka ardhë koha me na e k’nu tallkinin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat