Vuçiqit i dështoi ideja për korrigjimin e kufijve, kështu i reagon ish-ambasadori i Kosovës

Aktuale

Vuçiqit i dështoi ideja për korrigjimin e kufijve, kështu i reagon ish-ambasadori i Kosovës

Nga: A.ZH Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:58
Muhamet Hamiti, foto: Besnik Hamiti

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ideja për korrigjimin e kufijve të Kosovës, ka dështuar.

Ai ka thënë se ideja për vendosje të kufirit me shqiptarët, ishte në interes të serbëve, por ajo ka dështuar.

Këtë e ka komentuar ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe Muhamet Hamiti, i cili ishte edhe një nga bashkëpunëtorët e presidentit Ibrahim Rugova.

Hamiti në një postim në Facebook, ka thënë se të gjithë e kanë ditur që ideja ishte në interes të serbëve, përveç ndonjë shqiptari që e ka përqafuar dhe madje, sipas tij, është përpjekë ta bëjë të veten këtë ide të Vuçiqit.

Reagimi i plotë i Hamitit:

Ideja për korrigjim të kufijve të Kosovës ka dështuar, paska deklaruar Presidenti i Serbisë.

Ideja e tij për vendosje të kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, siç e quajnë Vuçiqi e Daçiqi, bashkëpunëtorët e Millosheviqit, paska dështuar, sepse nuk e dashka askush, simbas tij.

Kjo ide ka qenë në interes të serbëve, ka përfunduar ai, duke u qarë për dështimin e saj.

Të gjithë e kanë ditur që ideja ka qenë në interes të serbëve, përveç ndonjë shqiptari që e ka përqafuar dhe madje është përpjekë ta bëjë të veten këtë ide të Vuçiqit që, logjikisht, për rrjedhojë, s’ka si të jetë në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat