Arbëreshët me veshje tradicionale vizitojnë Kuvendin

Aktuale

Arbëreshët me veshje tradicionale vizitojnë Kuvendin

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:44
Foto

Me rastin e “Ditëve të Arbëreshëve në Kosovë”, një grup nga ky komunitet është duke vizituar Kuvendin e Kosovës.

Ky aktivitet kulturor që është organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri më 6 maj.

Për t’i mirëpritur djemtë dhe vajzat nga ky komunitet, deputetë nga parti të ndryshme kanë mbajtur fjalime para tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat