Enver Hoxhaj tregon nëse Kadri Veseli udhëtoi për në Hagë

Aktuale

Enver Hoxhaj tregon nëse Kadri Veseli udhëtoi për në Hagë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 17:12
Enver Hoxhaj dhe Kadri Veseli

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mohuar se lideri i partisë së tij Kadri Veseli, do të udhëtojë në Hagë për intervistim nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Hoxhaj, e quajti “lajm të rrem” raportimin për Veselin, se do të udhëtojë sot për në Hagë.

“Ndodhem në Frankfurt, nuk jam në Prishtinë. Nuk kam informatë për një gjë të tillë, ky është lajm i rrem”, tha numri dy i PDK-së që njëherit është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit deri tash asnjëherë nuk ka pranuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale kur është pyetur, megjithatë ai ka treguar gatishmëri për shkuarje në Hagë, nëse ftohet nga prokuroria.

Gjykatë Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.Ndërkaq bazë për krijimin e kësaj gjykatë është një raport i shpalosur në Këshillin e Evropës nga senatori zviceran, Dick Marty, e në të cilët disa prej krerëve të UCK-së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Halit, Haradinaj, akuzohet për trafikim të organeve dhe trajtim çnjerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat