Krasniqi: Historia e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet nga cilido, mashtrues apo tradhtar

Aktuale

Krasniqi: Historia e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet nga cilido, mashtrues apo tradhtar

Nga: Z.B Më: 3 maj 2019 Në ora: 17:17
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se historia e shkruar me gjak, jo pas njëzet viteve, por as pas dymijë e më shumë viteve as mund të ndryshohet, përvetësohet e shtrembërohet nga cilido, mashtrues apo tradhtar, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka theksuar në rrjetin social se e vërteta edhe mund të vonohet, por nuk harrohet, ngase siç thotë ai, mashtruesit e cilësdo ngjyrë qofshin, lavdinë e huaj nuk mund ta përvetësojnë.

Postimi i plotë:

Asgjë e huaja nuk bëhet e jotja!

Historia e shkruar me gjak, jo pas njëzet viteve, por as pas dymijë e më shumë viteve as mund të ndryshohet, përvetësohet e shtrembërohet nga cilido, mashtrues apo tradhtar. Mos u mundoni kot se koti mercenarizmin ta shisni për atdhedashuri!. E vërteta edhe mund të vonohet, por nuk harrohet. Mashtruesit e cilësdo ngjyrë qofshin, lavdinë e huaj nuk mund ta përvetësojnë! Asgjë e huaja nuk bëhet e jotja!

Apo ndoshta koha është e përvetësuesve të çdo gjeje!

KOHË RIVLERËSIMI PËR SHQIPTARI
(Përkulje në heshtje para Lavdisë)

Pas njëzet viteve
Disave u kujtohet se diku lindi lavdia
Që atëherë e kishin varë diku tinëzisht
Në ndonjë degë shelgjesh paturpësisht.
Pas njëzet viteve
Harruan ikjet në heshtje nga fronti
Dhe armët e pakta koti dorëzuar
Në prehrin e një armiku të mallkuar!
Pas njëzet viteve
Kujtojnë vetëm e të fundmen betejë
Pasi NATO nga qielli zgjati dorën
E bashkë me UÇK-në e sollën fitoren!
Pas njëzet viteve
Mirë është që disave trimëria u kujtohet
Se dje ishte koha për liri të luftohej
Për drejtësi, liri e pavarësi të flijohej!
Sot prej të gjithëve po kërkohet
Përkulja në heshtje para lavdisë
Se iku koha e kallashit të trimërisë
Është kohë rivlerësimi e Shqiptarisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat