Veseli shkruan edhe në Facebook: Nuk kam ftesë e as nuk jam duke shkuar në Hagë

Aktuale

Veseli shkruan edhe në Facebook: Nuk kam ftesë e as nuk jam duke shkuar në Hagë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 18:29
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shkruar edhe në rrjetin social Facebook duke përgënjeshtruar lajmin se është duke shkuar në Hagë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ai madje thotë se as nuk ka ftesë për ndonjë intervistë.

Postimi i Veselit në Facebook:

Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftë se dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat