Me rastin e festivalit“Hasi Jehon 2019”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Hasi nuk na ka bashkuar vetëm në luftë, por edhe në paqe, përcjell “Bota sot.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, “bashkoi edhe sonte me festivalin folklorik “Hasi Jehon 2019”.
Ndryse ky është edicioni i 30-të i Festivalit “Hasi Jehon 2019”, që do të mbahet me 3,4 dhe 5 maj në Gjonaj të Hasit.
Postimi i plotë:
Hasi nuk na ka bashkuar vetëm në luftë, por edhe në paqe. Na bashkoi edhe sonte me festivalin folklorik “Hasi Jehon 2019”, me këngë të shumta për luftëtarët e lirisë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! HTH