Reagon biznesmeni Naser Ramaj: Nuk kam paguar avokatin e Vesel Veselit, do të padis gazetën që shpifi!

Aktuale

Reagon biznesmeni Naser Ramaj: Nuk kam paguar avokatin e Vesel Veselit, do të padis gazetën që shpifi!

Më: 3 maj 2019 Në ora: 21:28
Naser Ramaj

Biznesmeni Naser Ramaj ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se kinse ai ka paguar avokatin e policit Vesel Veseli, ky i fundit i liruar dje nga paraburgimi ku po mbahej.
Madje, Ramaj ka paralajmëruar se do të ngrit padi ndaj atyre që spekuluan se ai kishte marrë përsipër të paguajë avokatin e Veselit.

“Jo, unë nuk kam paguar asnjë avokat. Këto janë shpifje dhe spekulime. Do të padis gazetën e ashtuquajtur NewBorn që përfshin emrin tim në këtë situatë”, tha Ramaj.

Spekulimet e llojit të tillë siç ka bërë sot Gazeta e ashtuquajtur NewBorn, janë të papranueshme dhe të njëjtat duhet të dënohen sipas ligjeve në fuqi. 
Sipas Ramajt është për keqardhje madje që kjo akuzë e bërë ndaj tij vjen pikërisht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

“Duke patur parasysh sulmet e shpifjet ndaj meje, unë do të ndjekë të gjitha rrugët gjyqësore vendore e ndërkombëtare ndaj medias në fjalë për shpifje dhe cënim të autoritetit e integritetit. Është për keqardhje madje që kjo akuzë e bërë ndaj meje vjen pikërisht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit”, ka thënë Ramaj

Ai ka deklaruar po ashtu se dikush po tenton ta njollos emrin e tij për arsyeje dhe qëllime ende të panjohura. 
“Nuk e di pse është lakuar emri im sot në atë media. Dikush po tenton ta njollos personalitetin tim me shpifje e dezinformata. Por i siguroj që do të qëndroj i palëkundur përballë çdo situate”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat