"Sylejman Selimi nuk është kredibil për të qenë ambasador"

Aktuale

"Sylejman Selimi nuk është kredibil për të qenë ambasador"

Nga: H.O. Më: 3 maj 2019 Në ora: 21:47
Sylejman Selimi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka kundërshtuar emërimin e Sylejman Selimit si ambassador të Kosovës në Shqipëri. Ai ka thënë se nuk mundet të propozohet për ambassador një I dënuar për krime lufte.

“Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundështojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

Njohësi i ҫështjeve politike, Faik Krasniqi derisa e potencon se Selimi është dënuar për krime lufte nga EULEX-I, ai thotë se ku mission sikur UNMIK-u, kanë qenë më të korruptuarat në Kosovën e pasluftës.

“Sylejman Selimi u dënua për krime lufte nga EULEX-i, por u lirua disa vite më vonë. Nuk u vërtetua kurrë arsyeja e vërtetë e dënimit dhe më vonë e lirimit. EULEX-i e dënoi me dëshmi të fabrikuara apo ato dëshmi ishin të vërteta. Në njëfarë mënyre ambasadori amerikan ka të drejtë, por e dimë fare mirë se EULEX-i dhe UNMIK-u kanë qenë misionet më të korruptuara në Kosovën e pasluftës”, vlerëson Krasniqi.

Ai thotë më tutje se në një vend demokratik njerëzit të dënuar nga Gjykatat mbesin jashtë posteve shtetërore.

“Me rastin e Sylejman Selimit do të bëja një përjashtim për shkak të paqartësive. Sidoqoftë, ai nuk është kredibil për të qenë ambasador. Jo vetëm ai por shumë të tjerë që na përfaqesojnë nëpër botë, dhe të tjerë që kanë qenë para tyre. Diplomatët duhet të jenë njerëz me bagazh intelektual dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare. Diplomatët janë pasqyra e një shteti”, thotë analisti Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat