Limaj kërkon që Gjykatës Speciale t’i zgjerohen kompetencat për t’i hetuar krimet serbe në Kosovë

Aktuale

Limaj kërkon që Gjykatës Speciale t’i zgjerohen kompetencat për t’i hetuar krimet serbe në Kosovë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 22:07
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se me platformën për bisedime me Serbinë, parashihet krijimi i një trupe ndërkombëtare e cila do t’i hetonte krimet e kryera nga pushteti serb në Kosovë.

Në këtë drejtim, Limaj ka thënë se me lehte është të zgjerohet kompetencat e Gjykatës Speciale se sa themelimi i një Tribunali të ri për serbet.

Limaj ka thënë se zgjerimi i kompetencave të kësaj gjykate do të nënkuptonte hetim të krimeve qe shteti serb ka kryer në Kosovë. Kryetari i Nismës ka thënë se janë qindra masakra të cilat nuk janë hetuar.

Ai thotë se i gjithë aparati shtetëror i Serbisë ka ardhë në një shkallë jo që të kërkoj falje për krimet në Kosovë, por po i mohojnë ato.

“Tash po na bashkohen zërat atë që kemi kërku para 10 viteve, dhe sot në vendin tonë angazhimi parësor si elitë politike intelektuale e kushdo qoftë duhet të ndihemi të ofenduar kur drejtuesit e shtetit serb mohojnë gjithçka që ka ndodhur. Kosova institucionale deri tash ka qenë e pa interesuar me argumentu të kundërtën, kemi qenë pak zëra apo zëra familjar që jemi marrë më këto këta. Shpresoj që ka ardhur një moment. Rezoluta për dënimin e gjenocidit me iniciativën e Shefit Grupit Parlamentar të Nismës shpresoj që javën e ardhshme shkon në Kuvend”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTV 21.

Më tutje, Limaj ka thënë se s’ka zhvillim më pozitiv për vendin se sa dëshmia e Vasfije Krasniqit në Kongresin Amerikan.

Lima j ka falënderuar lobin shqiptaro amerikan dhe Eliot Engel.

“Shprehim mirënjohje, respektin dhe solidarizimin me znj. Vasfije, e cila askush më vështire se ajo se ka pas. Pastaj Ilir Bytyqin për dëshminë e tij”, ka shtuar Limaj. Kryetari i Nismës ka thënë se shoqëria jonë i ka shumë borxh kësaj kategorie të njerëzve. Ai ka thënë se qysh në vitin 2001 në Kuvendin e Kosovës i ka dalë në mbrojte grave të dhunuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat