Jakup Krasniqi tregon çfarë prodhoj Samiti i Berlinit për Kosovën!

Aktuale

Jakup Krasniqi tregon çfarë prodhoj Samiti i Berlinit për Kosovën!

Më: 3 maj 2019 Në ora: 22:22
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e Samitit të Berlinit për Kosovën.

Ai këtë gjë e ka arsyetur në emisionin “Blic Interview” me mungesë të përgatitjeve nga përfaqësuesit e vendit, si pjesëmarrës të këtij takimi.

“Nga ajo çfarë kam parë dhe lexuar nuk vërej se ka dal diçka nga samiti i Berlinit për faktin se nuk është bërë një përgatitje e duhur për të pasur ndonjë sukses, palet për të cilat është biseduar atje, ajo serbe dhe shqiptare kanë ruajtur pozicionet e tyre dhe ky takim nuk ka prodhuar asgjë tjetër përveç që ka dhënë një mesazh se dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoi”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij, Serbia në asnjë fazë të zhvillimeve e as sot nuk e ka gatishmërinë për t`i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Këtu kemi edhe një gabim edhe nga ndërkombëtarët sespe Serbia nuk është ndëshkuar si shtet që ka ushtruar një gjenocid të dukshëm të organziaur planififikaur dhe të rezalizuar në Kosovë “, deklaroi ai.

Tutje Krasniqi e vlerësoi si pozitiv qëndrimin e shtetit gjerman dhe kancelares Angela Merkel, se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat