Kadaj-Bujupi: Në Berlin ka vdekur ideja për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Në Berlin ka vdekur ideja për ndarjen e Kosovës

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:30
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se kufijtë e Kosovës nuk do të preken kurrë.

Kadaj-Bujupi në emisionin “DPT Te Fidani”  ka thënë se ideja për ndarjen e Kosovës ka vdekur në Berlin.

“ Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka ndërruar qëndrim deri më tash për çështjen e kufijve të Kosovës. Ai edhe në Berlin e ka mbajtur këtë qëndrim. Pra, në Berlin edhe ka vdekur ideja për ndarjen e Kosovës. Në Berlin është treguar se kufijtë e Kosovës nuk preken”.

Ajo ka thënë se Haradinaj ka pasur presion për temën e kufijve dhe taksës, por sipas saj, kryeministri nuk ka pranuar të ndryshoj qëndrimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat