Sekretari i partisë së Behgjet Pacollit [AKR], Rrahim Pacolli ka publikuar në “Facebook” një fotografi me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin.
Pacolli ka shkruar se “pas njerëzve të mëdhenj çohet shumë pluhur”.
Këtë shkrim nuk dihet saktësisht se kujt ia ka dedikuar Pacolli, pasi në fotografinë që ka publikuar ai duket më i madh [me gjatësi] se Veseli.
Ky reagim i Pacollit erdhi pas raportimeve të sotme të medieve të caktuara se Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.