Për Veselin reagon edhe Abelard Tahiri: S’mund ta ndalni të vërtetën e UÇK’së dhe kërkesën për drejtësi

Aktuale

Për Veselin reagon edhe Abelard Tahiri: S’mund ta ndalni të vërtetën e UÇK’së dhe kërkesën për drejtësi

Më: 4 maj 2019 Në ora: 00:20
Abelard Tahiri dhe Kadri Veseli

Ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ndaj raportimeve të medieve se kryetari i partisë së tij, Kadri Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Tahiri ka shkruar se ky portretizim që po i bëhet Veselit është përpjekje për të ngatërruar trajektoren e vërtet të gjërave.

Reagimi i plotë i Veselit:

Raportimi i sotshëm i përqendruar tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe lideri i PDK-së, z. Kadri Veseli, me pretendimin se i njëjti është ftuar nga Gjykata Speciale, e ka vetëm një të vërtetë, tejkalimin e qëllimshëm të informimit të drejtë dhe manipulimin e opinionit publik. Ka dy gjëra që i japin përgjigjeje këtij manipulimi. Së pari, asnjë institucion kredibil i drejtësisë, qoftë vendor apo ndërkombëtar, veprimtaria e të cilit është e përcaktuar me ligj, nuk mund të shërbejë si origjinë e informacionit të paqenë, e informacioni që nuk është i mbështetur në konfirmimin zyrtar, mund të jetë hamendësim, analizë, dëshirë e iluzion por kurrsesi që nuk është informacion.

Së dyti, e tërë historia e origjinës së Dhomave të Specializuara dhe mandati i tyre graviton rreth një teme që është e shenjtë për shtetin dhe shoqërinë tonë, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari Kadri Veseli kohëve të fundit ka qenë subjekt i diskutimeve rreth gjykatës, por gjykatës që duhet të zë vend për të dënuar krimet dhe kriminelët serb që kryen gjenocid në Kosovë. Një portretizim i paqenë që qëllimshëm iu përshkrua atij sot, mund të jetë përpjekje për ta ngatërruar trajektoren e vërtetë të gjërave. Por e vërteta e UÇK-së si rrëfimi ynë më i shenjtë që kemi përjetuar në njërën anë, si dhe kërkesa për drejtësi për viktimat e gjenocidit serb në anën tjetër, nuk do të ndalen asnjëherë. Këtë trajektore, nuk do ta ndalin as lajmet e paqena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat