Partia Demokratike e Kosovës, ka muaj që ka filluar zgjedhjet e brenda partiake, për t’i zgjidhur organet më të larta drejtuese, duke filluar nga kryetarët e degëve nëpër Kosovë.
Tanimë në disa prej degëve të saj, PDK ka zgjedhur kryetarët e tyre. E në disa degë ka pasur përplasje mes kandidatëve, teksa pritet që pas një kohe Kadri Veseli të rizgjidhet kryetar i partisë.
Por, anëtari i PDK-së, nga komuniteti serb, Bojan Bozovic, përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në konventën e partisë që do të mbahet në Vushtrri.
“Kuvendi zgjedhor i PDK-së në Vushtrri. Si i vetmi serb dhe anëtar i PDK-së, jam i ftuar”, ka shkruar Bozovic.