Lirak Çelaj: Suedia përkrah Kosovën në procesin e Integrimit Evropian

Aktuale

Lirak Çelaj: Suedia përkrah Kosovën në procesin e Integrimit Evropian

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:29
Lirak Çelaj: Suedia përkrah Kosovën në procesin e Integrimit Evropian

Zëvendës ministri i Ministrisë së Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, me bashkëpunëtorë, në vizitën zyrtare në Suedi, pati pritje në Sekretariatin Koordinues për Bashkimin Evropian, pranë Zyrës së Kryeministrit të Suedisë, ku takoi Jan Olsson, me të cili diskutoi për procesin integrues, me fokus në liberalizimin e vizave.

Çelaj vuri në dukje përkushtimin e institucioneve qendrore dhe lokale për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane të Reformave si dhe pritshmëritë e qytetarëve tanë, pas plotësimit të të gjitha kritereve për liberalizim nga udhërrëfyesi.

“Suedia ka qenë përkrahëse e Kosovës në të gjitha proceset dhe sfidat, si para luftës kur priti shumë bashkë atdhetarë tanë ashtu edhe gjatë luftës dhe pasluftës në ndërtimin e shtetit tonë. Suedia përkrah edhe sot Republikën e Kosovës nëpërmjet organizatave humanitare dhe fondeve të drejtpërdrejta, duke fuqizuar institucionet e Kosovës, demokratizimin si dhe të drejtat e njeriut, për çka u jemi shumë mirënjohës”, potencoi Çelaj, dhe shtoi se kjo mbështetje do të vazhdoj edhe më tej, për Mbledhjen e Këshillit të Ministrave si dhe në kandidaturën e ardhshme të Kosovës për statusin kandidat për anëtarësim në BE.

Olsson rikonfirmoi përkrahjen e Suedisë për Kosovën në proceset dhe sfidat aktuale, duke vënë theksin në jo vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe për fuqizimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit si dhe sektorët tjerë të rëndësishëm për institucionet e Kosovës.

Çelaj, pati takim edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u prit nga Anna-Karin Eneström, Drejtoreshë për Çështjet Politike si dhe në Ministrinë e Drejtësisë ku u prit në takim nga Anna-Carin Svensson, Drejtoreshë e Përgjithshme për Çështjet Ndërkombëtare.

Kosova ka nevojë për përkrahje në proceset tejet të rëndësishme për qytetarët si liberalizimi i vizave, integrimin në organizatat ndërkombëtare si dhe zbatimin e MSA-së dhe reformat tjera që përafrojnë Kosovën me BE-në, theksoi Çelaj duke shtuar se me miqtë dhe përkrahjen që vije nga Suedia, këto sfida për Kosovën janë më lehtë të zgjidhshme.

Ai po ashtu theksoi se mos angazhimi i mjaftueshëm i BE-së në Kosovë dhe rajon në përgjithësi, rrezikon që Ballkani Perëndimor të shndërrohet në rajon ku mund të shtrihen ndikimet e disa vendeve tjera e që nuk do të ishte mirë jo vetëm për rajonin por edhe për vet BE-në.

Në Delegacion me Çelaj ishin të pranishëm edhe Kushtrim Cukaj, Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Integrimit, Agron Hoti, Këshilltar politik si dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Suedi, Sedat Burrniku dhe Valon Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat