Abazi: Pacolli ia shiti banesën në hotelin e tij në Llugano njeriut që po kërkohet nga drejtësia amerikane

Aktuale

Abazi: Pacolli ia shiti banesën në hotelin e tij në Llugano njeriut që po kërkohet nga drejtësia amerikane

Nga: A.ZH Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:38
Behgjet Pacolli

Ambasadori amerikan në Kosovë Phillip Kosnett, gjatë ditës së djeshme ka kundërshtuar fuqishëm emërimin e Sylejman Selimit në pozitën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Ai ka pyetur se çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë, kur emëron si ambasador të dënuar për krime lufte.

Këtij reagimi të Kosnett, i është gëzuar analisti politik Haki Abazi, përcjell Bota sot.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ambasadori Kosnett, në mënyrë konsistente po denoncon vendimet e dëmshme të institucioneve të Kosovës.

Abazi ka numëruar disa nga veprimet kundërthënëse të zyrtarëve shtetërorë, ndër të cilat edhe atë që Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i ka shitur banesën në hotelin e tij në Llugano, njeriut që po kërkohet nga drejtësia amerikane.

Analisti politik ka ripërsëritur se në listën e Gjykatës Speciale, janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Reagimi i plotë i Abazit:

Qytetaret e Kosoves jane per ligj dhe rend e drejtesi. Jane kunder degradimit të shtetit dhe kunder krimit dhe korrupcionit. Me vjen mire qe Ambassadori Amerikan z. Kosnett ne menyre konsistente është duke denoncuar vendimet e demshme të institucioneve.

Është e poshter dhe idiotike kush është duke udhehequr më shtetin tone. Ministri Pacolli i shet banese ne hotelin e tij ne Llugano njeriut qe është duke e kerkuar drejtesia Amerikane. Qeveria ka ministra me aktakuze e vepra penale. Thaci dhe Veseli jane njerez ne listen e gjykates speciale dhe te apostrofuar më deshmi të deshmitareve si Nazim Bllaca e Naim Miftari per vepra kriminale dhe udheqes të vrasjeve ndaj njerezve eminent të kauzes shteterore dhe të Pavaresise se Kosoves.

Hajnia, nepotizmi dhe kleptokracia e kane gjunjezuar vendin dhe e kane sjellur para kolapsit ekonomik, dhe bankrotimit financiar.

Ambasadori Amerikan Nuk është i vetem ne keto akuza.

Koha per ndryshime të medha është tani dhe menjehere.

Image
Reagimi i Kosnett
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat