Abdullahu: Sikur të mateshin mediat serbe me atë çfarë thonë, do kualifikoheshin si destabilizuese dhe luftënxitëse për rajonin

Aktuale

Abdullahu: Sikur të mateshin mediat serbe me atë çfarë thonë, do kualifikoheshin si destabilizuese dhe luftënxitëse për rajonin

Nga: A.SH Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:05
Faton Abullahu

Njohësi i çështjeve aktuale politike në vend,Faton Abullahu thotë se sikur të mateshin mediat serbe me atë çfarë thonë në raport me atë që ndodhë në Kosovë dhe rreth Kosovës ato do kualifikoheshin si destabilizuese dhe luftënxitëse për rajonin.

Ai thotë se, mediat në Serbi e prezantojnë komunitetit serb në Kosovë si pandalshëm i diskriminuar dhe i provokuar nga shqiptarët dhe gjithashtu është dizajnimi i një plani nga këto media për ta prezentuar mandej si strategji e shqiptarëve e që nënkupton krijimin e Shqipërisë së Madhe me ndihmën e Turqisë së Erdoganit.

Postimi i plotë:

MEDIAT E SERBISË DHE KOSOVA

Sikur të mateshin mediat serbe me atë çfarë thonë në raport me atë që ndodhë në Kosovë dhe rreth Kosovës ato (sidomos të afërta me Vuqiçin) do kualifikoheshin si destabilizuese dhe luftënxitëse për rajonin.
QASJE E PARË e këtyre mediave është prezantimi i komunitetit serb në Kosovë si pandalshëm i diskriminuar dhe i provokuar nga shqiptarët. Në kuadër të këtij plani po nga këto media mandej lavdërohet pushteti i Beogradit zyrtarë i cili e thërret këtë komunitet për vetëpërmbajtje. Pastaj lavdërohet edhe ky pushtet për durimin, sepse aspiruaka stabilitet dhe paqe në Ballkan.
QASJE E DYTË është dizajnimi i një plani nga këto media, per ta prezentuar mandej si strategji e shqiptarëve e që nënkupton krijimin e Shqipërisë së Madhe me ndihmën e Turqisë së Erdoganit. Çdo afrim dhe bashkëpunim Kosovë - Shqipëri – Maqedoni interpretohet si përpjekje drejtë këtij qëllimi. Kërkesa legjitime e Kosovës për të pasur ushtri, nga këto mediat interpretohet si projekt për ti realizuar këto dy qasje/qëllime.
Ngjallja dhe kultivimi i urrejtjes ndaj shqiptarëve që po i diskriminuakan serbët e Kosovës, prezantimi i shqiptarëve si faktor destabiliteti në Ballkan, blof alarmi dërguar në Bashkimin Evropian, prezantimi i tyre si bazë ku mund të ankorohet Turqia e Erdoganit dhe islami politik, janë disa nga projektet në të cilat punojnë këto media tash sa vite me gënjeshtra. Nga ne dhe evro-perëndimorët këto gënjeshtra duhet marrë seriozisht për aq sa janë të dëmshme - janë shumë të dëmshme.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat