Avdullah Hoti kërkon përfaqësim sa më të denjë të femrave në zgjedhjet e LDK-së

Aktuale

Avdullah Hoti kërkon përfaqësim sa më të denjë të femrave në zgjedhjet e LDK-së

Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:54
Avdullah Hoti

Procesi zgjedhor që tashmë ka filluar në të gjitha degët e LDK-së në Kosovë, duhet të karakterizohet me transparencë maksimale, pjesëmarrje sa më të madhe të anëtarësisë dhe me krijimin e hapësirës dhe kushteve  të përshtatshme për përfaqësim sa më të denjë të femrave, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe shefi i grupit parlamentar të ëksaj partie n ë Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti,në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë, që u,najtë nën drejtimin e Safet  Kamberrit, kryetar,  e në të cilën u shqyrtuan përgatitjet për fillimin e procesit zgjedhor edhe në këtë degë.

Hoti po ashtu ka thënë se merr pjesë në këtë  mbledhje me kërkesën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me qëllim që bashkime anëtarët e Kryesisë së Degës, udhëheqjet e nëndegëve dhe veprimtarët e devotshëm të LDK-së,të përgatisin zgjedhjet ashtu siç e parashohin Statuti dhe dokumntet tjera  dhe ashtu sikur i ka hije LDK-së, e cila gjithmonë është dalluar nga partitë tjera për zgjedhje transparente e demokratike.

“Procesi zgjedhor i fazës së parë të zgjedhjeve në LDK, ka kaluar ashtu si duhet dhe pa asnjë problem të theksuar. Besoj se edhe degët tjera që këtë proces tashmë e kanë filluar në fazën e dytë, do të përgatisin dhe organizojnë zgjedhje plotësisht të lira,transparente e demokratike”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, pasi po ashtu sikur Hoti foli për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe zhvillimin e tyre konfor  rregullave e dokumenteve të përgatitura për këtë proces zgjedhor, tha se është përgjegjësi e secilit anëtar të Kryesisë, udhëheqjeve të nëndegëve dhe veprimtarëve të LDK-së e anëtarësisë së gjerë, që të angazhohen maksimalisht dhe të jenë të përkushtuar për realizmin e procesit zgjedhor sa më mirë.

Në vazhdim Kamberi foli për formulën e përcaktimit të delegatëve që nëndegët duhet t’i zgjedhin për kuvendin zgjedhor të degës, e që gjithsejtë duhet të jenë 101 sish. Lidhur me këtë anëtarët e Kryesisë shprehën mendimet e tyre,por që në fund unanimisht u aprovua formula e paraqitur.

“Është me shumë rëndësi që në këto zgjedhje të zgjidhen anëtarët më të mirë e më të devotshëm të LDK-së, të cilët kanë treguar përkushtim dhe aktivitet të vazhdueshëm në realizimin e programit të LDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë LDK-ja do të fuqizohet akoma”, tha  Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat