Përsëri kolona në kufi, pritje dy orëshe në Merdare

Aktuale

Përsëri kolona në kufi, pritje dy orëshe në Merdare

Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:15
Merdare

Në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve.

Ashtu si zakonisht, gjendje më e rënduar është në kufirin Kosovë- Serbi.

Në Merdare, qytetarëve po u duhet të presin deri në dy orë për të dalur jashtë Kosovës.

Aty janë krijuar kolona deri në 300 metra.

Pritje ka edhe tek Dheu i Bardhë, mirëpo aty qytetarëve nuk po u bie të presin më shumë se 20 minuta.

Kujtojmë se pritjet më të mëdha po shkaktohen në dalje të territorit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë dukuri, tash e disa herë nga ministria e Punëve të Brendshme kanë potencuar se shkak janë edhe kontrollet e panevojshme të palës serbe, si dhe puna me vetëm një palë në kufi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat