“Thaçi dhe Vuçiq janë lidhur për një “ideali” për ta shkatërruar Kosovën”

Aktuale

“Thaçi dhe Vuçiq janë lidhur për një “ideali” për ta shkatërruar Kosovën”

Nga: N.H Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:12
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Profesori dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka deklaruar se atdhetarët dhe patriotët për vite janë lidhur së bashku rreth një kauze të caktuar.

Ndërsa, tani ai është i habitur, se si Thaçi në paqe lidhet me idealet e presidentit të Serbisë.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë janë lidhur për një "ideal", dhe nuk po lenë gjë pa bërë vetëm për ta ndarë, copëtuar dhe shkatërruar Kosovën”, ka deklaruar mes tjerash Maxharraj në llogarinë e tij në Facebook.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

IDEALI I PËRBASHKËT I HASHIM THÇIT DHE ALEKSANDËR VUÇIQ. E KUPTOJ SË:

Në jetë në rrethana të ndryshme të kohës, ne veshtërisi të ndryshmë,kur u gjendet atedheu në rrezik zakonisht njërëzit lidhën mes vehte ia dhanë besën njeri tjetri,behen bashk për një ideal për me luftu të keqen,për çlirimin e atëdheut. Shumë vite paraluftes atedhetaret,patriotët lidheshin për nje ideal në luftë për te këqeën qe i bahet atedheut,bile për këtë ideal atedhedashurije edhe binin në elegalitet,por edhe burgiseshin dhe vriteshin për atë ideal duke e këndu këngën e lirisë.

POR S'PO E KUPTOJË: Se si është e mundur qe në paçë,në liri shqiptari të lidhë ideal me shakun anmikun e vetë shekullor. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë janë lidhë për një"ideal",dhe nuk po lanë gjë pa ba vetem për ta ndarë,coptu dhe shkaterru Kosovën.Si është e mundur qe një shqiptarë te bie aq poshtë dhe të lidhë ideale për shkatërrimin e atedheut te vetë të përvijtur për shumë shekuj. Duhet te jesh i krisiur,i çartur ne mendje për te ia berë atedheut një gje të këtill,por....ja qës paska njërëz të këtillë...ka pas edhe gjatë historisë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat