Reagon vëllai i Hajdar Beqës, fyen gazetarët dhe tregon sa mirë e njeh showbizin

Aktuale

Reagon vëllai i Hajdar Beqës, fyen gazetarët dhe tregon sa mirë e njeh showbizin

Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:58
Vëllau i Hajdar Beqës

Hysen Beqa, vëllau i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqës, ka reaguar pas një fotografie të publikuar  në Facebook nga një faqe e quajtur “LDK për Kosovën” disa ditë më parë, në të cilën shihet deputeti i arrestuar.

Përmes një postimi në Facebook, Beqa ka fyer rëndë gazetarët Vehbi Kajtzi, Parim Olluri e Berat Buzhala duke i quajtur “gazetarë tallava”.

Reagimi i plotë:

Kur Franca filloj t’i vriste spiunët e nazizmit,De Gaulle ndërhyri dhe i ndërpreu me këtë thënie: “Po vazhduam t’i vrasim bashkëpunëtorët e gjermanëve,po u dashka t’i vrasim gjysmën e francezëve”. Edhe UÇK bëri mirë që nuk i vrau spiunët shqiptarë dhe bijtë e tyre të angazhuar nga ish-UDB jugosllave ,sepse sot nuk do të kishim as “gazetarë tallava”si Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi apo Parim Olluri a si e pat emrin ?!

Cilësitë e sojit të këtyre “gazetarëve” janë të barabarta me ato të këngëtarëve “talla”, të cilët mendojnë që po bëjnë hata me atë zhanër të kotë në muzikë,që fatkeqësisht kanë jo pak mbështetës.

Pastaj nuk do të kishim as “lajme” senzacionale të tilla si: Kur qohet reja e Shyhretit apo në ora sa flen reja e Remzijes?

Do të na mungonin gallatat e Linda Morinës e të Vali Corleones.

Pa të tillë mëngjeset do të zbardhnin dhe ne nuk do të dinim se ku kishte qenë Linda,reja e Shyres ose çfarë “kënge” kishte kënduar Meda.Do të krijohej një kaos i paparë nga “kërshëria” e madhe.

Thjesht,pa këtë lloj gazetarësh jetët tona do të ishin më të “zymta”?

Lajme këto që janë ushqim i imponuar për këtë shoqëri që edhe aty ku ka vlerë,gazetarë si këta po tentojnë t’ju imponojnë gjithçka tallava,që në fakt është “cilësi” e zanatit të tyre dhe ushqim i tyre!

Por e kundërta nga çka ceka më lartë ,do të kishim gazetari të mirëfilltë ,lajme reale dhe jo shpifje, do të flitej më shumë për artin,kulturën,muzikën,punen,shtetndërtimin…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat