Pse zgjedhet Turqia për shërim qytetarëve të Kosovës? Flasin nga institucionet

Aktuale

Pse zgjedhet Turqia për shërim qytetarëve të Kosovës? Flasin nga institucionet

Më: 4 maj 2019 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Në kuadër të Programit për Trajtim Mjekësor jashtë vendit për tre muajt e parë të vitit janë ndarë mbi 3 milionë euro

Janë më shumë se 300 pacientë kosovarë, të cilët për tre muajt e parë të këtij viti kanë kërkuar trajtim jashtë vendit.

Klinika e Pediatrisë, Ortopedisë, Oftamologjia prijnë me numrin e pacientëve që kanë referuar në programin për trajtim jashtë vendit në kuadër të Ministrisë së shëndetësisë. 

Bardhyl Jerliu, Udhëheqësi i Divizionit për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore, ka thënë se ‘për tre mujorin e parë kemi 334 aplikime, prej tyre shuma e miratuar është mbi 3 milionë euro’.

Në listën e të referuarve ka më së shumti fëmijë dhe më së shumti para janë ndarë për sëmundjet e rënda.

Institucionin dhe shtetit ku trajtohet pacienti, e zgjedh vetë familja. Në krye të kësaj liste qëndron Turqia.

E për këtë, ka një arsye.

Bardhyl Jerliu, Udhëheqësi i Divizionit për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore thotë se ka disa arsye pse zgjedhet Turqia për shërim, por kryesorja është për shkak se jemi kufizuar nga lëvizja e lirë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, përmendin edhe një arsye tjetër pse Turqia është vendi ku dërgohen më së shumti kosovarë për trajtim mjekësor.

“Arsye pse Turqia është marrëveshja me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë 100 pacienta pa pagesë”, ka thënë Albatrit Matoshi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë.

Përgjatë vitit 2018 në total mbi 1000 pacientë nga Kosova kanë përfituar nga programi për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore vendore.

Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi kanë pakënaqësi sa i përket buxhetit të ndarë për këtë program.

Besa Baftiu, kryetare e Komisionit për Shëndetësi ka thënë për T7 se duhet të ketë sigurime shëndetsorë dhe sëmundjet të trajtohen brenda vendit.

“ Kemi kërkuar rritjen e këtij fondit sepse kërkesat janë shumë të mëdha…Por kjo nuk është zgjidhje, do të duhej që të kemi sigurime shëndetësore dhe këto sëmundje të trajtohen në vendin tonë”

Programi Për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike financohet nga Qeveria e Kosovës. Buxheti bazë për secilin vit kalendarik është 6 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat