Profesori ndërkombëtar zbulon tre tregtarët e shitjes së territoreve të Kosovës

Aktuale

Profesori ndërkombëtar zbulon tre tregtarët e shitjes së territoreve të Kosovës

Nga: N.H Më: 4 maj 2019 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka bërë një koment të fotos të cilën fillimisht e ka publikuar botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Bytyçi thotë se në këtë fotografi shihen tre tregtarët e shitjes së territoreve të Kosovës, përkatësisht presidenti serb, Vuçiq, presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë pak më tutje, Edi Rama.

LEXO EDHE: Ekskluzive: Thaçi dhe Vuçiq me hartë në dorë, duke tentuar t’ia mbushin mendjen Merkel-it për kufijtë

Ai thekson se të tre këta vazhduan të propagandojnë idenë e Serbisë së Madhe para kancelares gjermane, Angela Merkel në Samitin e Berlinit.

Ja shkrimi i Bytyçit i plotë:

Në këtë foto shihen tre tregtarët e shitjes së territoreve të Kosovës, përkatësisht presidenti serb, Vuçiq, presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë pak më tutje, Edi Rama. Të tre këta vazhduan të propagandojnë idenë e Serbisë së Madhe para kancelares gjermane, Angela Merkel në Samitin e Berlinit më datën 29 prill.

Por megjithatë përpjekjet e mëdha për ta bind zonjën Merkel, morën përgjigjen e merituar. Ajo u tha këtyre të tregtarëve se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat