Krasniqi: Debati dhe kritika janë shëndeti i demokracisë

Aktuale

Krasniqi: Debati dhe kritika janë shëndeti i demokracisë

Nga: A.SH Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:03
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar nga Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se debati dhe kritika janë shëndeti i demokracisë.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shkruar se, kritika e ime si dje edhe sot ka qëllim ndërtimin e shtetit të së drejtës, të shtetit të zhvilluar, të shtetit solidar për të krijuar një perspektivë të qartë për qytetarët.

“Ata që i kritikoj sot, nuk është vullneti i im, është realiteti ynë. Sikur këta njerëz që i kemi në krye të institucioneve, t’i kryenin detyrat e tyre me përgjegjësi, do të isha njeriu më i lumtur. Se aty do të ishte interesi i qytetarëve tanë dhe unë do të isha i kënaqur se bashkëluftëtarët e djeshëm po qeverisin mirë e vendi po ua sheh hairin“, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

DEBATI E KRITIKA JANË SHENDETI I DEMOKRACISË

Fillimisht dua të them se jam prej atyre që politikën në demokraci e kuptoj si debat të ashpër e përballim idesh të kundërta, por në asnjë kohë të angazhimit politik, politikën nuk e kam parë si uniformë mendimi e aq me pak si nënshtrim e përulje ndaj njëshave.

Kritika e ime nuk ka munguar asnjëherë, kurrë nuk ka qenë e as është kritikë inatesh personale, është kritikë me argumente e ide të qarta. Kritikat e mija nuk kanë munguar në asnjë kohë e sidomos pas Luftës Çlirimtare.

Kritika e ime ka pikësynim arritjen e me të mirës për kombin e shtetin.

Kritika e ime si dje edhe sot ka qëllim ndërtimin e shtetit të së drejtës, të shtetit të zhvilluar, të shtetit solidar për të krijuar një perspektivë të qartë për qytetarët.

Ndërsa ata që i kritikoj sot, nuk është vullneti i im, është realiteti ynë. Sikur këta njerëz që i kemi në krye të institucioneve, t’i kryenin detyrat e tyre me përgjegjësi, do të isha njeriu më i lumtur. Se aty do të ishte interesi i qytetarëve tanë dhe unë do të isha i kënaqur se bashkëluftëtarët e djeshëm po qeverisin mirë e vendi po ua sheh hairin.

Realiteti që po e shoh nuk po më jep atë luks. E gjithë krijimtaria ime e këtyre viteve e dëshmon ketë që po e them.

Ata që e kanë lexuar edhe një pjesë të kësaj krijimtarie, besoj që e kanë parë dhe mund ta e konfirmojnë ketë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat