Haradinaj do të vrapojë sot në mbështetje të fëmijëve me autizëm

Aktuale

Haradinaj do të vrapojë sot në mbështetje të fëmijëve me autizëm

Më: 5 maj 2019 Në ora: 08:03
Ramush Haradinaj

Nën moton “Vrapo edhe ti”, nesër në Prishtinë do të mbahet minimaratona pesëkilometërshe, në mbështetje të fëmijëve me autizëm.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet me qëllim humanitar e ka konfirmuar tashmë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në mbështetje të fëmijëve me autizëm, nesër do të marr pjesë në minimaratonën “Vrapo edhe ti”, ka njoftuar Haradinaj përmes faqes zyrtare në Facebook.

Blerja e një numri për pjesëmarrje në këtë minimaratonë kushton dy euro, e mjetet e mbledhura janë paraparë për të përkrahur fëmijët me autizëm.

Ky aktivitet organizohet nga Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, ndërsa përkrahet nga Komuna e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat