Shoqria civile në Serbi: Shteti të ndalojë ndjekjen ndaj furrtarit shqiptar nga Borçe, Vulin kampion në deklarata fyese

Aktuale

Shoqria civile në Serbi: Shteti të ndalojë ndjekjen ndaj furrtarit shqiptar nga Borçe, Vulin kampion në deklarata fyese

Nga: F. B. Më: 5 maj 2019 Në ora: 08:37
Shoqria civile në Serbi

Iniciativa e të rinjve për drejtat e njeriut ka theksuar se “sot në rrethinën e furrës së bukës ‘Roma’ në Borçe janë paraqitur pllakate me thirje të tubimeve të reja kundër pronarit Mon Duraj , sot me 5 maj dhe kanë ftuar ministrinë e punëve të brendshme dhe prokurorinë të reagojnë dhe evitojnë frikësimin e kësaj familje, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Si thuhet në kumtesë, këto pllakate janë paraqitur vetëm një ditë pasi është mbajtur aksioni “Burek i solidaritetit” në Borçe dhe sipas pllakateve tubimi do mbahet në ora 10,00 para furrës së bukës.

"Iniciativa kërkon nga MPB të mbroj qytetarët të dielën para kësaj fushate përndjekje dhe shkelje të drejtës së shprehjes kombëtare e etnike dhe lirive të njeriut. Të përkujtojmë se prokuroria duhet të procesoi dhe reagoj ndaj nxitësve dhe fushatës së frikësimit ndaj familjes dhe pronarit të furrës ‘Roma’, që kulminacionin e kishte të shtunën me okupimin praktik të furrës dhe tentimin e ndalimit të punës ", thuhet në kumtesë.

Iniciativa ka vlerësuar se është urgjente reagimi i policisë dhe prokurorisë dhe kjo duhet të shoqërohet me porosi të paqes dhe solidariteti të pushtetit ekzekutiv dhe akterëve tjerë,  dhe jo me fjalë urrejtje ndaj bashkësisë shqiptare në Serbi.

"Shembulli i tillë më i ri është deklarata e ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin i cili në kërkesën më të re kërkon ‘përcaktim kufiri urgjent’ si zgjidhje të çështjes së Kosovës, ndërsa popullin shqiptar në Kosovë e quan ‘shiptar’.. Ministri Vulin pas deklaratës së tij skandaloze ka relativizuar dhunën e ministrit Stevanoviq dhe është bërë kampion me deklarata fyese, pas paralajmërimit të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa se do padis Vulinin, duke e komentuar paralajmërimin për padi si ‘kompliment’ për përpjekjet dhe angazhimin e tij për të vërtetën'", thuhet në kumtesë.

Pas të shtunës dhjetëra qytetarë të së djathtës janë tubuar para furrës në Borçe, duke bartur flamuj serbë dhe duke brohoritur parulla për Kosovën, ndërsa në automobilin e pronarit të furrës kanë vendosur kokën e derrit dhe kanë vendosur pllakate.

Deri te ky veprim ka ardhur pasi vëllai i pronarit , që ishte i punësuar në furrë ka publikuar një foto të vitit 2017 në të cilën me duar ka simbolizua shqiponjën dykrenore simbolin e shqiptarëve.

Pronari i furrës Mon Djuraj është distancuar nga veprimi i vëllait të vet dhe e ka larguar nga puna.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat