Gani Geci: I thash Sami Kurteshit se je komunist i Enver Hoxhës, më falënderoi për sinqeritetin

Aktuale

Gani Geci: I thash Sami Kurteshit se je komunist i Enver Hoxhës, më falënderoi për sinqeritetin

Nga: D.RR Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:44
Gani Geci

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një postimi publik në Facebook, ka shkruar për kohën kur kuvendi zgjodhi avokatin e popullit në vitin 2009 përcjellë “Bota sot”.

Ai tregon se i nominuar për kandidatë ishte edhe Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, por PDK e kishte tërhequr këtë propozim, ndonëse e kishte propozuar vet.

Në raportet me Sami Kurteshin, Geci thotë se nuk e votoi për avokat të popullit, sepse kishte një bindje se është komunistë i Enver Hoxhës. Këtë ia kishte thënë edhe në sy.

Postimi i plotë:

Si u zgjedhë Sami Kurtishi Avokat i Popullit.me daten 04 qetshor te vitit 2009

Para se me u zgjedh Sami Kurtishi avokat i popullit në listën e te nominuarve për Avokatë në Kuvend ka ardhur propozomi që për Avokat të Popullit të jetë i nominuar edhe Murat Jashari (djali i Rifat Jasharit), por vet PDK që e kishin bërë këtë propozim, e tërhoqen propozimin.
Tash kur po thot Hashimi se e ka ba Avokatin e Popullit me të njofshem po tregon drejtë dhe qartë se në cilën parti iaso kohe paska qenë Avokati i Popullit.

E për hirë të së vërtetës, kur ështe zgjedhur Sami kurtishi Avokat i Popullit, mua deputeti Driton Tali dhe deputetja Dritë Maliqi që të dy nga Gjilani me thanë a po lobon për Sami Kurtishin që më ja dhënë votën për Avokat, sepse e kishin vendas nga Anamorava por edhe atyre ju pata thënë, jo ,as nuk ja jap voten as nuk loboj për të, sepse ky për mua është një komunist- Enverist.
Aso kohe PDK dhe LDK ishin bashkë ne koalicionin e famshëm Thaqi-Sejdiu.
Vota ishte e fshehtë dhe votuam një nga një.
U votua Avokati u zgjodh Sami Kurtishi edhe pasi u kry seanca në hollin e kuvendit Avokati i ri i Popullit përshendetej me të gjithë neve dhe ne e uronim për zgjedhjen e tij e urova edhe unë sepse pas votimit ky tani kishte mandatin dhe ishte avokat i popullit tim.
Edhe i thash urime Avokat ishalla të shkon puna mbarë.
Më tha faleminderit shumë të falenderoj posaçërisht ty që më ke votu.
I thash jo avokat, une kam votu kundër teje sepse kam bindjen se ju jeni komunist i Enver Hoxhës, e për mua dhe familjen time komunistët e Enver Hoxhës edhe komunistët e Titës dhe Stalinit dallojn vetem nga të folurit Shqip, serbisht ,Rusisht ndërsa në praktikë të gjithë janë te njejt .
Por nga ky moment juve jeni avokat i popullit tim dhe do të ju respektoj si avoktat të popullit për te gjithë mandatin që keni dhe në raport me shtetet tjera,do të ju mbroj qoftë edhe me jetë nga ajo ditë kurdo që takohemi flasim. duket qe ka respekt për mua më tha, faleminderit për sinqeritetin dhe të vërtën që po ma thu në sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat