Si tentoi Thaçi ta bëj të parëndësishëm Samitin e Berlinit, por që i doli “dardhë me bisht”

Aktuale

Si tentoi Thaçi ta bëj të parëndësishëm Samitin e Berlinit, por që i doli “dardhë me bisht”

Nga: D.RR Më: 5 maj 2019 Në ora: 10:31
Thaçi në Berlin

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, i ka quajtur “tre musketarët pa kalë” Thaçin, Ramën dhe Vuçiqin.

Kjo për shkak se sipas tij, ata kanë në mendje një plan të keq, ndërsa përmend edhe tentimin e Thaçit për ta paraqitur Samitin e Berlinit si të parëndësishëm, për të cilin thotë se i doli “dardhë me bisht”.

Në fund, Abazi shkruan se, “Vasfije Krasniqi-Goodman, i ka futur që të tre musketarët në xhep”.

Postimi i plotë:

Tre musketeret pa kale

Deshtimi i Rames per te bere Shqiperine gati per te qene shtet i se drejtes dhe demokraci e gatshme per te hyre ne negociata me Evropen, nuk mund ta paguaj Kosova me token e saj.

Nese Rama ben kurban Ditmir Bushatin dhe rrethohet nga kalamajt ne politiken e jashtme, kete faj nuk e paguan populli Shqiptar i Kosoves. Le t'ja shpjegoje Rama Shqiperise lehtesine me te cilen largoi Ditmir Bushatin dhe pamundesine e paaftesine per tu marre me Sajmir Tahirin.

Thaci eshte nje deshtak qe tentoi ta paraqiste Berlinin si nje ngajrje te parendeesihme por i doli dardhe me bisht.

Kosova nuk ka as toke e as kohe per te paguar per llogarite e Vucicit,- Thacit dhe Rames. Ne fakt qe te tre i kane borgj Kosoves shume.

Vasfije Krasniqi -Godman i ka futur qe te tre musketerete ne xhep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat