Pse Thaçi dhe Haradinaj nuk iu përgjigjën ftesës së Erdoganit për vizitë në Stamboll?

Aktuale

Pse Thaçi dhe Haradinaj nuk iu përgjigjën ftesës së Erdoganit për vizitë në Stamboll?

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:54
Erdogan

Turqia zyrtarisht të premten e ka inauguruar xhaminë më të madhe të vendit, e cila ndodhet në një kodër me pamje nga ngushtica e Bosforit dhe e dukshme nga i gjithë Stambolli.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti për namazin e xhumasë në kompleksin e xhamisë “Çamlica”, xhami e cila është projektuar me një kapacitet prej 63 mijë besimtarëve.

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë “Çamlica” të pranishëm ishin presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Guinesë, Alpha Conde, presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, së bashku me disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.

Në këtë ceremoni, megjithatë munguan dy liderët e shtetit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, edhe pse kishin ftesa.

Media i ka siguruar ekskluzivisht ftesat që presidenti Erdogan ua ka dërguar presidentit Thaçi dhe kryeministri Haradinaj për këtë ngjarje.

Ftesat mbajnë datën 22 prill dhe u janë drejtuar veç e veç presidentit dhe kryeministrit të Kosovës.

“Duke shprehur konsideratat më të larta të bashkëlidhur mund të gjeni Ftesën për ceremoninë e hapjes së Xhamisë në Stamboll nga Presidentit të Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdogan për Presidentin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Ftesën për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Ramush Haradinaj”, shkruhej në ftesa që mbajnë nënshkrimin e Erdoganit.

Ftesat e plota e përkthyer në shqip:

22 prill 2019, Ankara

I nderuar President- I nderuar Kryeministër,

Me komplimentet e Pejgamberit Hz. Muhamet a.s. në Stambollin e bukur në djepin e modernizimit do fitojmë një pasuri dhe monument historik. Ceremonia e hapjes së Xhamisë së Çamliçës do mbahet më 3 maj.

Xhamia Çamlica është një ndër modelet më të mira të ndjekjes së gjurmëve të arkitekturës së Mjeshtrit të Madh të arkitektit Sinan, arkitektëve, inxhinierëve turq, punimeve ne kolektive duke përdorur objekte moderne dhe duke i projektuar në strukturën më madhështore. Ashtu si paraardhësit tanë vite më parë me kryeveprat e tyre të cilat akoma vazhdojnë të na magjepsin vepra do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.

Nuk është vetëm vende për lutje por njëkohësisht muze, galeri e artit, sallon konference, bibliotekë dhe atole e shume arteve ku së bashku do bëjmë shumë aktivitete, në historinë e Republikës do jetë Xhamia më e madhe.

Me shpresë që hapjen e Xhamisë e cila është gërshetimi e arkitekturës moderne dhe kohës Osmano-selxhuke ta bëjmë se bashku me këtë rast shprehim mundësinë te ju urojme shëndet lumturi.

Shkëlqesisë Hashim Thaç, Shkëlqesisë Ramush Haradinaj
Recep Tayyip Erdoğan

Xhamia Çamlica

E ndërtuar në stilin osman të arkitekturës “Seljuk”, xhamia është e dukshme nga i gjithë qyteti i Stambollit.

Përveç xhamisë, kompleksi përmban një muze të artit turk islamik, si dhe një bibliotekë, galeri arti, sallë konferencash dhe disa punëtori.

Gjashtë minaret e saj përfaqësojnë gjashtë aspekte kryesore të besimit. Katër prej tyre janë 107.1 metra të larta, në shenjë simbolike për fitoren e turqve Seljuk në qytetin e Turqisë lindore Malazgirt në vitin 1071 kundër ushtrisë bizantine.

Kupola e saj e lartë 72 metra përfaqëson 72 kombet që jetojnë në qytet. Kupola e dytë, me një diametër prej 34 metrash, përfaqëson numrin zyrtar të licencës së Stambollit.

Gjashtëmbëdhjet emra të Allahut janë gdhendur në muret e brendshme të kupolës, duke simbolizuar numrin e shteteve të themeluara nga turqit gjatë historisë.

Një ulëse tre pjesëshe në kupolën kryesore peshon 4.5 tonë dhe ka një lartësi prej 7.77 metra dhe është më i madhi i këtij lloji.

Në dyshemenë e xhamisë është shtruar një qilim 17 mijë metra katror i punuar me dorë, si dhe Hutbeja 21 metra e lartë që mund të ngrihet përmes ashensorit, ku do të mbahen predikimet e xhumasë dhe festave të tjera fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat