Vuçiq: Ja kush e pengoi korrigjimin e kufirit

Aktuale

Vuçiq: Ja kush e pengoi korrigjimin e kufirit

Më: 5 maj 2019 Në ora: 13:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se shërbimet sekrete të disa vendeve perëndimore kanë bërë presion kundër korrigjimit të kufijve siç e konsideron aij midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediatike që të punojnë a priori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiç.

Pas dështimit të kësaj ideje, e cila gjeti përkrahje edhe në Kosovë nga Presidenti Hashim Thaçi, Vuçiç ka thënë se Kosova do ta fitojë sovranitetin e plotë.

“Cila është zgjidhja tani, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin.

Kështu që unë do të pyes shumë ekspertë që kanë protestuar ‘Çfarë keni bërë?’ Si është e mundur që ju nuk mund ta shihni realitetin? Pse ju shqetësonte mundësia që Serbia të merrte diçka për popullin e saj?”, pyeti Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat