Berisha: Aleanca për qytetarin dhe shtetin

Aktuale

Berisha: Aleanca për qytetarin dhe shtetin

Nga: Z.B Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:16
Foto nga takimi

Zëvendësministër i Jashtëm njëherëshit edhe Këshilltar Diplomatik i Kryeministrit, Anton Berisha, ka thënë se AAK-ja është duke u identifikuar si partia më e qartë në skenën politike të Kosovës e cila mbetet konsistente në respektimin e shtetit si një vlerë e shenjtë që nuk mund të jetë e prekshme, përcjell “Bota sot”.

Berisha përmes një statusi në Facebook ka shkruar se në qarqet diplomatike ndërkombëtare, është rritur shumë respekti për Kosovën.

Ai tutje ka thënë që në komunat ku qeverisen nga AAK-ja janë shembujt më të mirë dhe se do zgjerohen në nivelet tjera.

‘Komunat qe udheheqen nga AAK, lirisht mund te themi se jane shembujt me te mire te perkushtimi ndaj qeverisjes ne sherbim te qytetareve dhe kete do ta zgjerojme ne nivele te tjera‘.

Postimi i plotë:

Aleanca per qytetarin dhe shtetin!

Ne 19 vjetorin e themelimit te saj, AAK- eshte duke u identifikuar si partia me e qarte ne skenen politike te Kosoves.
Permes kryetarit te saj, respektivisht kryeministrit te Kosoves, z. Haradinaj, jemi treguar konsistent ne respektimin e vetes tone, pra ne respektimin e shtetit tone si nje vlere e shenjte qe nuk mund te jete e prekshme.
Poashtu, ne raporte me boten perendimore kemi treguar se synimi yne integrues nuk eshte taktike per lojera te brendshme politike por orientim i yni strategjik, vlere e jona nder shekuj dhe e drejte burimore si pjese e lashtesise se kombit shqiptar.
Ne, kemi qartesuar, se vlerat universale per çdo individ dhe komunitet jane te shenjta dhe do t’i respektojme jo si detyrim standardesh, por si vullnet i yni qe çdo qytetar te ndihet mire ne shtepine e vet, ne shtetin e vet,Kosoven.
Ne qarqe diplomatike nderkombetare, eshte rritur shume respekti per ne, pikerisht per shkak te sinqeritetit tone, qartesise dhe aftesise implementuese.
Ne brendi te Kosoves, per shkak te pjesemarrjes se vogel ne qeveri e institucione percjellese, ne nuk kemi mundur te ecim ne ritmin e deshiruar per krijimin e nje ambienti çfare e kemi projektuar, por kemi treguar se nuk heqim dore dhe dita dites do te krijojme nje Kosove qe ia vlene per te jetuar.
Komunat qe udheheqen nga AAK, lirisht mund te themi se jane shembujt me te mire te perkushtimi ndaj qeverisjes ne sherbim te qytetareve dhe kete do ta zgjerojme ne nivele te tjera.

AAK, jo vetem per hirë te vet si subjekt politik, por per hirë te Kosoves, do te shtoj perpjekjet qe te marre persiper udheheqjen e vendit permes besimit qytetar, te dale partia e pare ne vend, dhe permes qeverisjes se mire, t’i jap kuptim shtetit te Kosoves, t’i realizoj endrrat e brezave, per nje shoqeri prosperuese, te dinjitetshme dhe te integruar ne boten me te zhvilluar e me humaniste qe njehe njerezimi, ne Bashkimin Europian.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat