Profesori i njohur: 20 vjet plaçkitën e u pasuruan politikanët tanë, e tash kërkojnë Gjykatë për krimet serbe

Aktuale

Profesori i njohur: 20 vjet plaçkitën e u pasuruan politikanët tanë, e tash kërkojnë Gjykatë për krimet serbe

Nga: N.Sh Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:21
Krimet serbe

Profesor, dr. Binak Maxharraj e ka komentuar krijimin e një triubanali Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Maxharraj thekson se pas 20 vjetëve ju ka dal gjumi institucioneve tona për të kërkuar apo krijuar një gjykatë të tillë për krimet serbe në Kosovë.

Ai shton se, politikanët tanë 20 vjet kanë vjedhur, plaçkitur e u pasuruan.

“Pas 20 vjetëve tashti ju ra ndërmend të kërkoni Gjykatë Speciale për Serbin për krimet e bëra në Kosovë. Deri më tani për krimet e Serbisë ne Kosovë janë dënu vetëm 4 kriminel, mbas janë vrarë dhe masakru mbi 13 mijë civil”, shkruan Maxharraj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni më poshtë shkrimin e prof. Dr. Binak Maxharraj:

GJUMI I ARUSHËS DHE GJYKATA SPECIALE

(Institucionet e Kosovës kërkojnë Gjykatë Ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë)

Që 20 vjet fjetët. Qe 20 vjet u habitet tu bë pasuri dhe tue e plaçkitë këtë vend. Për 20 vjet u pasuruat për tejmase. Për 20 vjet nuk batë asgjë për te kërkuar llogari nga Serbia për gjenocidin e bamë në Kosovë. Për njëzet vjet nuk u ra ndërmend se duhet krijua ekipe, institute mbi institutë për mbledhjen e fakteve nga dëshmitarët. Tash pas 20 vjetëve nuk mund ti gjeni as gjysmën e dëshmitarëve, kanë vdekur.

Pas 20 vjetëve tashti ju ra ndërmend të kërkoni Gjykatë Speciale për Serbin për krimet e bëra në Kosovë. Deri më tani për krimet e Serbisë ne Kosovë janë dënu vetëm 4 kriminel, mbas janë vrarë dhe masakru mbi 13 mijë civil.

A mos jeni zgjua pak si vonë nga gjumi të kërkoni diçka qe dikur mund ta realizonit me lehtë se sa sot?! Ju nuk formuat Gjykate Speciale për krimet e luftës në Kosovë te cilën gjë ishte deshtë ta bani, por u frikësuat nga njeri tjetri ta beni. Ua banë te tjerët me pëlqimin e Juaj. Askush nuk ju ka fajë. Thonë faji është jetim!.

Të kërkoni pas 20 vjetëve Gjykatë Speciale për krimet Serbe në Kosovë, anipse kërkesë e drejtë,por me dukët se është vonë, jeni vonu. Ia vlen të provoni. Por Gjykata Speciale nuk është në bashqe të babës të kërkoni kur te doni. Ajo ka rregulla dhe procedura të vështira për te mbërrijë deri në Parlamentin BE për ta thanë pëlqimin, e sidomos tani kur Kosova është ne disavantazh me Serbinë për shkak të bamveve dhe jomençurisë tonë, që patëm pushtetar të padinjitetshem për të udhëheqë vendin, por..

Më mirë do të ishte të provohet, të insistohet, të veprohet me të gjitha forcat dhe miqtë tanë që në kuadër të kësaj Gjykate Speciale ne Hagë të inkorporohen edhe krimet serbe. Kjo është për mua me shumë e arsyeshme,me shumë e kapshme dhe e realizueshme se sa formimi i një Gjykate Speciale të re për krimet serbe të luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat