Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sot ka thënë se plani për ndarjen e Kosovës, është pamundësuar nga shërbimet sekrete të disa shteteve perëndimore.
Por, këtë deklaratë të Vuçiqit, zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Anton Berisa, e quan “taktikë” e Vuçiqit, për “nevojat e tij të brendshme politike”, përcjell Bota sot.
Berisha ka thënë se përpjekja e Serbisë, për të relativizuar përkrahjen e Kosovës nga shtetet perëndimore, duke e veshur me petkun e misteriozitet “agjenturash”, tregon paaftësinë e Serbisë për t’u liruar nga mentaliteti homogjenist.
Reagimi i plotë i Berishës:
Deklarimi i presidentit serb Vucic, qe planin e tij per ndarjen e Kosoves e pamundesuan sherbimet sekrete te disa shteteve perendimore, sipas meje, eshte nje taktike e tij per nevojat e brendshme politike.
Duke qene se Serbia, ende eshte ne mentalitetin e botes lindore e komuniste, ku sherbimet sekrete trajtohen si ‘gogol’ per frikesim dhe mbisundojne politiken, ky eshte nje arsyetim i kapshem per opinionin serb.
Per fat te keq, edhe ne hapesirat tona shqiptare, ky mentalitet vazhdon te jete ndikues qe eshte pengese serioze per shoqerine e shtetin.
E verteta, sa i perket botes perendimore, pra atyre shteteve qe aludon Vucici, eshte se demokracia eshte ne nivelin e tille qe sherbimet sekrete jane ne funksion te shtetit dhe zbatojne politikat e qeverise se zgjedhur ne nje proces demokratik.
Perpjekja e Vucicit per te relativizuar perkrahjen e Kosoves nga shtetet perendimore duke e veshur me petkun e misteriozitet ‘agjenturash’ tregon paaftesine e Serbise per tu liruar nga mentaliteti homogjenist dhe paraqet problem serioz per paqen ne rajon.