Deputetja e VV-së bën thirrje të thellohen veprimet me LDK-në për ta ndalur PANhajninë

Aktuale

Deputetja e VV-së bën thirrje të thellohen veprimet me LDK-në për ta ndalur PANhajninë

Nga: N.H Më: 5 maj 2019 Në ora: 17:07
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një postimi në llogarinë saj në Facbook, ka thënë se kur pavarësia dhe qenësia e shtetit të Kosovës filloj të vihej në pikëpyetje nga personi që duhej ta mbronte e ta përfaqësonte sa më denjësisht, Lëvizja Vetëvendosje! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bashkërenduan qëndrimet dhe veprimet për Republikën.

Sipas saj, ky veprim i përbashkët opozitar i ndali përfundimisht iniciativat e papërgjegjshme, jolegjitime dhe jo transparente të Presidentit të Kosovës qëllimi i së cilit ishte copëtimi i Kosovës.

Ajo me tej potencon se veprimet e tyre të përbashkëta duhet të thellohen edhe më tutje për ta ndalur edhe PANhajninë.

Ja shkrimi i plotë:

Kur pavarësia dhe qenësia e shtetit të Kosovës filloj të vihej në pikëpyetje nga personi që duhej ta mbronte e ta përfaqësonte sa më denjësisht, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bashkërenduan qëndrimet dhe veprimet për Republikën. Ky veprim i përbashkët opozitar i ndali përfundimisht iniciativat e papërgjegjshme, jolegjitime dhe jo transparente të Presidentit të Kosovës qëllimi i së cilit ishte copëtimi i Kosovës.

Qëndrimet tona të përbashkëta përcuan mesazhin e popullit tek bashkësia ndërkombëtare se Kosova është republikë parlamentare me integritet territorial dhe institucional, me sovranitet dhe kufij të pacënueshëm.

Veprimet tona të përbashkëta duhet të thellohen edhe më tutje për ta ndalur edhe PANhajninë.

Bashkë është e mundshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat