Vincenzo Graso: Kosova e sigurt me KFOR-in

Aktuale

Vincenzo Graso: Kosova e sigurt me KFOR-in

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:31
Vincenzo Graso

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Graso tha se me rastin e aktiviteteve të fundit të KFOR-it nuk ka arsye për shqetësim dhe se situata është nën kontroll, pa shenja të kërcënimeve të mundshme.

I pyetur nëse ka pasur arsye për aktivitetet e fundit të KFOR-it, Graso tha për "Novosti" se "nuk ka asnjë arsye për shqetësim".

“Stërvitja e KFOR-it bëhen për të ushtruar lëvizjen dhe procedurat në mënyrë që të jetë gati për të përmbushur misionin e vet dhe për të garantuar siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Të gjitha njësitë e KFOR-it marrin pjesë në këto ushtrime. Ushtrimi është një aktivitet normal që të gjithë ushtarët po bëjnë në mbarë botën”, tha Graso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat