Millaku: Institucionet nuk i ka penguar askush deri tani që të bëjnë padi për gjenocid serb

Aktuale

Millaku: Institucionet nuk i ka penguar askush deri tani që të bëjnë padi për gjenocid serb

Nga: Z.B Më: 5 maj 2019 Në ora: 20:55
Drita Millaku

Drita Millaku, deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e VV-së, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se iniciativa për formimin e një gjykate për dënimin krimeve serbe, veç janë të dështuara dhe janë të vonuara.

Ajo nuk mendon se do të realizohet një gjë e tillë.

“Këto janë vetëm propozime për konsum të brendshëm. Institucionet tona nuk i ka penguar askush deri tani që të bëjnë padi për gjenocidit të shtetit serb ndaj Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, një gjykatë e tillë ka qenë e mundur të bëhet edhe më herët, sidomos në momentin kur është formuar Gjykata Speciale në 2015-ën.

Ndryshe, të enjten anëtarët e komisionit ad-hoc për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, janë pajtuar që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe lista e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat