Thaçi me porosi për muajin e shenjtë të Ramazanit

Aktuale

Thaçi me porosi për muajin e shenjtë të Ramazanit

Më: 5 maj 2019 Në ora: 21:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke kërkuar më tepër përkushtim për ruajtjen e vlerave njerëzore.

“Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë, mirësi dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i adhurimit, solidaritetit, tolerancës dhe mirëkuptimit e forcon besimin në Krijuesin, familjen dhe shoqërinë tonë. Pandalshëm, ne të gjithë duhet të përpiqemi ta rrisim përkushtimin tonë për vepra të mira, humanizëm dhe ruajtje të vlerave njerëzore! HTH”, shkruan presidenti Thaçi në një status në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat