Policia s’di gjë për incidentin me karrige në PDK

Aktuale

Policia s’di gjë për incidentin me karrige në PDK

Më: 5 maj 2019 Në ora: 22:02
PDK

Një përleshje fizike është raportuar të ketë ndodhur mes disa personave gjatë një tubimi zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Raushiq të Pejës.

Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, thotë se nuk ka pasur njohuri rreth këtij incidenti.

“Sa i përket gjendjes për 24 orë, tek ne nuk është raportuar për një rast të tillë. Nuk kemi qenë të njoftuar se është zhvilluar një tubim apo se ka pasur përleshje gjatë kohës kur ka ndodhur”, ka thënë ai.

Dyshohet se procesi zgjedhor në nëndegën e Raushiqit është ndërprerë për shkak të mospajtimeve ndërmjet anëtarëve për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo të arrestuar gjatë kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat