Nasim Haradinaj: Agim Ramadani më luti dhe më tha bonu komandant i Përgjithshëm në Koshare

Aktuale

Nasim Haradinaj: Agim Ramadani më luti dhe më tha bonu komandant i Përgjithshëm në Koshare

Më: 5 maj 2019 Në ora: 23:03
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka thënë se ish- komandanti i UÇK-së, Agim Ramadani e ka lutur atë që të bëhet komandant i Betejës së Koshares.

“Më ka lutur Agim Ramadani që unë me u ba komandant i Betejës se Koshares. Edhe i thash jo unë se kam dert hiç për me u ba se nuk më intereson ajo punë. Tani më tha po e bëjmë pra Rrustën (Rrustem Berishën), edhe jam pajtuar me këtë gjë. Kam mundur unë të jem në atë vend, por s’kam dashur”, tha ai në “Kojshia Show”.

Tutje, Haradinaj tha se i pari i Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk po bën mirë që po heshtë lidhur me Betejën e Koshares.

“Rrusta e ka prishë që s’po del të flas për Betejën e Koshares dhe me i qitë disa të vërteta, se iu ka ardhë reni me folë turli matrapazi për Koshare. Rrusta (Rrustem Berisha), duhet të flas në mënyrë që të sqarohen disa gjëra”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat