Tribunal për Krimet e Serbisë – çfarë do të ndodhë të hënën në Kuvend? - Bota Sot
Tribunal për Krimet e Serbisë – çfarë do të ndodhë të hënën në Kuvend?

Aktuale

Tribunal për Krimet e Serbisë – çfarë do të ndodhë të hënën në Kuvend?

Më: 6 maj 2019 Në ora: 00:51
Kuvendi i Kosovës

Të hënën, në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet një “Takim Gjithëpërfshirës për Lansimin e Themelimit të Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë”.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, e organit legjislativ.

Takimi, i cili do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të fillojë në orën 14.

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, bën të ditur njoftimi nga Kuvendi.

Është pikërisht Veseli i cili po bën shtytje që të themelohet një gjykatë për krimet e Serbisë në Kosovë.

Megjithatë, është e vështirë të parashihet nëse iniciativa e tij do të rezultojë e suksesshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...