Daçiq: Prishtina beson se marrëveshja mes neve nënkupton njohjen tonë ndaj Kosovës

Aktuale

Daçiq: Prishtina beson se marrëveshja mes neve nënkupton njohjen tonë ndaj Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 6 maj 2019 Në ora: 06:04
Ivica Daçiq

Në një intervistë për gazetën ruse “Vesti” ministri serb I punëve të jashtme Ivica Daçiq ka thënë se “Kosova ishte dhe mbetet pjesë e Serbisë, por disa vende perëndimore e kanë mbështet pozitën e Kosovës dhe e kanë trimëruar separatizmin e pakicës shqiptare  në tentimin e shpalljes së pavarësisë.

Ai theksoi se është e pamundur zgjidhja e problemit të Kosovës pa marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, por Prishtina beson se marrëveshja mes neve nënkupton vetëm pranimin tonë të Kosovës.

„Absolutisht nuk pajtohem me këtë dhe kjo nuk do të ndodh. Nëse duan kompromis jemi gati për bisedime. Një nga skenarët është ai që përmendët (shkëmbimi I territorit). Kjo ende nuk ka ndodhur sepse Kosova ka vendos taksa ndaj mallrave serbe, pas të cilave Serbia ndaloi dialogun. Thonë se dialogu vazhdon vetëm kur Serbia të njoh pavarësinë e tyre. Kjo nuk do të ndodhë, tash presim të hiqen taksat pastaj mund të vazhdojmë bisedimet”, tha Daçiq.

Arritja e marrëveshjes brenda vitit është e mundur vetëm nëse Prishtina tregon se do kompromis.

Daçiq përkujton se Kosova është vendi ku u krijua shteti serb, mbretëria e parë serbe, Patriarshia, manastiret serbe që janë të mbrojtura nga UNESCO.

„Me shekuj dëbohemi nga ato hapësira, që nga koha e otomanëve. Gjendja aktuale etnike e krahinës është rezultat i spastrimit etnik. Kanë kaluar 11 vjet nga shpallja e njëanshme e pavarësisë dhe Kosova ende nuk ka arritur të bëhet shtet i pavarur. Nuk janë pjesë e OKB-së, OSBE-së, Këshillit të Evropës, ende 5 vende anëtare të BE-së nuk e njohin” tha ai.

Në pyetjen nëse rreth Serbisë po krijohet unaza që e detyron të niset rrugës së integrimeve euroatlantike, ai theksoi se „ ne dëshirojmë raporte korrekte me aleancën veri-atlantike, posaçërisht pasi misioni I NATO është në Kosovë, por nuk do të jemi pjesë e aleancës për shkak përvojës së keqe që kemi”, tha Daçiq.

Duke fol për bombardimet e NATO-së në vitin 1999 ai tha se „ bombardimet e NATO-së kanë vrarë shumë civilë, janë bombarduar spitale, rrugë, ura janë vrarë shumë fëmijë. Këto krime nuk harrohen, këto janë krime që nuk harrohen. Pasojat ende ndjehen por ne duhet të jetojmë dhe bashkëpunojmë me vendet që na bombarduan”, tha  Daçiq.

Sipas tij Serbia do bashkëpunoj me NATO por nuk do harroj pasojat e bombardimeve që është shpallja e pavarësisë së Kosovës e iniciuar nga bashkëpunimi i ShBA dhe Britanisë ku u bashkuan gabimisht Gjermania dhe Franca.

„Serbët ishin të lumtur kur fitoi Tramp, sepse serbët urrejnë familjen  Klinton për shkka të bombardimeve, kur ato filluan Klinton, Ollbrajt dhe Bler arsyetuan bombardimet me krimet e forcave serbe që nuk janë dëshmuar me të drejtën ndërkombëtare as në Hagë”, tha Daçiq.

Ai shprehu mirënjohje Rusisë dhe vendeve tjera që ndihmuan Serbinë në organizatat ndërkombëtare që Kosova të mos pranohet në ato organizata.

„ Ata nuk kanë simbole ‘shtetërore’ –himnin flamurin, në BE emri Kosovë është me yll, ndërsa federatat sportive paraqiten si Kosovë si Federata Ruse, Serbia etj..  Kjo nxit turbulence në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, kjo është edhe për ne problem I madh sepse nuk dimë sit ë sillemi kur duhet takohemi me ata në sporte të ndryshme sepse kjo do të thotë se njohim si shtet, që nuk duhet të ndodhë”, tha  Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat