Kur Hashim Thaçi “çmendej” nga gëzimi duke i gënjyer qytetarët: S’do të ketë më pritje para ambasadave dhe refuzime

Aktuale

Kur Hashim Thaçi “çmendej” nga gëzimi duke i gënjyer qytetarët: S’do të ketë më pritje para ambasadave dhe refuzime

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2019 Në ora: 08:49
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket nuk e ka problem të bëjë deklarata të rrejshme. Që nga 2007 kur edhe qeverisi me Kosovën, gjithmonë ka dhënë premtime të mëdha, e që normalisht asnjë prej tyre nuk është realizuar. Thaçi, duke bë këso deklarata madhore, por të rrejshme për qytetarët i ndihmuan që të jetë në politikë, madje edhe të bëhet president i vendit.

Siç, duket deklaratat e rrejshme i shkojnë më së miri presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ne po ndalemi vetëm tek urimi i tij për viza i bërë me 4 maj 2016, kur publikisht gënjeu qytetarët e Kosovës, se më nuk do të ketë pritje para ambasadave e as refuzime.

"Nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë më refuzime", shkruante Hashim Thaçi në rrjetet sociale.

Ai tutje shkruante se nuk kemi fituar dhuratë por e kem merituar liberalizimin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat