Kërkohet zbardhja e vrasjes së Fehmi Aganit

Aktuale

Kërkohet zbardhja e vrasjes së Fehmi Aganit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:27
Pamje nga homazhet

(E plotësuar) - Familjarë e përfaqësues politikë kanë përkujtuar sot akademikun dhe ish politikanin, Fehmi Aganin. Në 20 vjetorin e vrasjes së Aganit, ata kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, me ç’rast u tha se mungesa e akademik Aganit vërehet kudo në institucionet vendore.

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kujtuar akademik Fehmi Aganin, si njeri të qetë, vizionar dhe bashkëpunëtor të ngushtë të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai tha se mungesa e akademik Aganit vërehet kudo në institucionet kosovare.

Beqiri ka shtuar se edhe pas 20 vitesh, ende nuk janë vënë para drejtësisë ata që vranë Aganin.

Beqiri: Mençuria e Fehmi Aganit është një resurs i veçantë

"Edhe sot pas 20 vitesh përpos që dihet që e kanë vrarë kriminelët serbë nuk është zbardhur rasti dhe nuk janë vënë para drejtësisë gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë krim makabër. Padyshim që mungesa e tij vërehet kudo në institucione tona, në jetën politike, institucionale, akademike, sepse mençuria e tij është një resurs i veçantë që e kanë pasur dhe e kanë shqiptarët, intelektualët, ka lënë gjurmë të thella në historinë tonë dhe padyshim është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Agani, por për të gjithë ne", tha ai. 

Të qëndrosh pranë Fehmi Aganit, sipas Beqirit, ishte nder dhe privilegj. Sipas tij, për çka sipas tij, Agani duhet të merret shembull si njeri i cili ia përkushtoi gjithë jetën kombit, shtetit dhe synimit për liri.

Krenar për babain e tij u shpreh edhe Mentor Agani.

Agani: Shpresoj të jetë shembull për gjeneratat e ardhshme

“Aq sa është e madhe dhimbja që e kemi humb, aq është e madhe krenaria që e kemi pasur. Shpresoj që do të jetë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme, për kosovarët e ardhshëm”, tha Agani.

Ndryshe, profesor Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai është vrarë me 6 maj të vitit 1999, nga forcat paramilitare serbe.

***

Në 20-vjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe pranë varrit të tij në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Ismet Beqiri nga LDK tha se Fehmi Agani ishte njeri i qetë, vizionar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish- presidentit Rugova.

"Edhe sot pas 20 viteve përpos që dihet që e kanë vrarë kriminelët serbë nuk është zbardhur rasti dhe nuk janë vënë para drejtësisë gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë krim makabër. Mungesa e tij vërehet kudo në institucione, në jetën akademike institucionale. Sepse mençuria e tij është një resurs i veçantë", tha ai.

E djali i Fehmi Aganit, Mentori, tha se shpreson që babai i tij te jetë shembull për gjithë kosovarët dhe gjeneratat e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat