‘Ta shohim luftën me sytë e fëmijëve’, mesazhi i aktivitetit që analizon ngjarjet e luftës

Aktuale

‘Ta shohim luftën me sytë e fëmijëve’, mesazhi i aktivitetit që analizon ngjarjet e luftës

Më: 6 maj 2019 Në ora: 14:09
Kështu u tha në konferencën ‘Kosova ashtu siç e kanë ëndërruar’, e organizuar nga Ambasada e Francës 

20 vjetori i një lufte në kohërat moderne në mes të Evropë. normalisht nuk është rast për kujtime të bukura. Mirëpo nëpërmjet syve të fëmijëve, nëpërmjet gëzimit të tyre ne kemi detyrimin që të mendojmë për paqen. Ky është mesazhi më i bukur që na vjen përmes këtij aktiviteti. Ta kujtojmë luftën me sytë e fëmijëve, me sytë e paqes. Ti kalojmë traumat e saj. Kosova është një vend me popullsi të re, me peshën e paqes dhe ka detyrimin ta bëjë një gjë të tillë.

Kështu u tha në konferencën ‘Kosova ashtu siç e kanë ëndërruar’, e organizuar nga Ambasada e Francës në bashkëpunim me Shoqatën e Profesorëve të gjuhës frënge të Kosovës, që ka për qëllim përmes rrëfimeve personale, nisjen e një analize të ngjarjeve të luftës që kanë ndodhur 20 vjet më parë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Charbert, tha se për një paqe afatgjatë, pajtimi është i domosdoshëm. Tha se kjo konferencë mundëson një analizë të paanshme të ngjarjeve të luftës larg aktualitetit politik. Charbert ka inkurajuar për pajtim në mes popullit të Kosovës dhe atij të Serbisë, duke marrë parasysh edhe pajtimin në mes Gjermanisë dhe Francës.

Chabert: Pajtimi është i domosdoshëm që të kemi një paqe afatgjatë

“Kur e bën një punë të  analizës të paanshme të ngjarjeve që janë ndodhur  u mundëson të kenë një pasqyrë larg polemikave të lidhura me aktualitetin politik. Dimë se në Kosovë dhe në të gjitha vendet e tjera, çdo konflikt është një ndarje dhe mbeten gjurmë të thella që duhet të parakalohen. Kjo është edhe njëra prej arsyeve që të mos keqpërdoren këto gjurmë të së kaluarës për ndonjë qëllim politik. Instrumentalizimi politik bazohet zakonisht në inati, kurse puna si kjo që u bë si e sotmja, bën që të shkohet kah pajtimi. Pajtimi  është  domosdoshëm që të kemi një paqe afatgjatë. Shembulli që e jap zakonisht është pajtimi në mes Gjermanisë dhe Francës dhe 45 vite kemi bërë një analizë të tillë”, tha Chabert.

Ambasadori francez tha se afrimi i popujve ndihmon edhe anëtarësimin në BE.

Chabert: Afrimi i popujve ndihmon anëtarësimin në BE

“Për të filluar një dinamikë virtuoze, për t’i afruar popujt, nuk po flas për qeveritë por për afrimin e popujve. Dhe kjo do të ndihmon në anëtarësimin e në BE nëse behet afrimi i popujve dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ju përkujtoj se është implementuar zyra për bashkëpunim të rinisë e cila tregon se kanë filluar të mendojnë për pajtimin e popujve”, tha Chabert.

Rejhane Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, tha se është koha që luftën ta kujtojmë me sytë e fëmijëve. Ajo përmendi vrasjen e mijëra njerëzve në luftën e Kosovës, ndërsa theksoi se obligim i luftës është ndërtimi i paqes dhe se ky obligim sot ngjan më i lehtë.

Vuniqi: Ta kujtojmë luftën me sytë e fëmijëve, me sytë e paqes

“20 vjetori i një lufte në kohërat moderne në mes të Evropë. normalisht nuk është rast për kujtime të bukura. Mirëpo nëpërmjet syve të fëmijëve, nëpërmjet gëzimit të tyre ne kemi detyrimin që të mendojmë për paqen. Ky është mesazhi më i bukur që na  vjen përmes këtij aktiviteti. Ta kujtojmë luftën,  me sytë e fëmijëve, me sytë e paqes. Ti kalojmë traumat saj. Kosova është një vend me popullsi të re, me peshën e paqes dhe ka detyrimin ta bëj një gjë të tillë”, tha Vuniqi.

Vuniqi se një prej arsyeve për ndërtimin e paqes në Ballkan, është edhe Samiti i Berlinit, që sipas saj, tregoi se Franca nuk do ta harrojë Ballkanin dhe se angazhimi i presidentit Emmanuel  Macron për bisedimet e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë është ndihma më e madhe që Franca po na jep sot.

Gazetarja Elviana Behrami , tha se diskursi për luftën ka devijuar. Sipas saj,  asaj lufte i janë ekspozuar nënat, motrat, vëllezërit, fëmijët e të cilët përmenden pak.

Ajo tha se kur dikush flet për patriotizëm, të ia marrim mikrofonin dhe ti themi na flisni për zhvillimin. Zhvillimi sipas saj, është shtylla e një vendi dhe e vetmja mundësi frenimi për të rinjtë që po ikin nga Kosova.

Behrami: Sa herë dëshiron ta dëshmojë vetveten përmes të kaluarës, jepni fund mesazheve të tilla

“Sa herë dikush dëshiron ta dëshmojë vetveten përmes të kaluarës, jepni fund mesazheve  të tilla dhe pyesni çfarë do të bëni në të ardhmen”, tha ajo.

Ndërsa, Thomas Schmid, reporter i luftës nga Zvicra, ka treguar përjetimin e tij në vitin 1998, në kohën kur po zhvillohej lufta në Kosovë dhe periudhën pas përfundimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat