Flet koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri: Kështu më goditi anëtari i PDK-së

Aktuale

Flet koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri: Kështu më goditi anëtari i PDK-së

Më: 6 maj 2019 Në ora: 14:21
Artan Muhaxheri

Koordinator i Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Pejë, Artan Muhaxheri në një prononcim ka treguar se si ka ardhur deri tek konflikti me njërin prej anëtarëve të partisë së tij.

Ai ka treguar se anëtari i komisionin derisa po mbahej procesi zgjedhor kishte nisur ta provokonte dhe se i gjithë konflikti kishte nisur me fjalën “mos m’prek”. Muhaxheri tregon se kishte nisur të tërhiqej por se kjo kishte qenë e kotë, pasi personi në fjalë po tregohej çdo herë e më agresiv.

“Isha duke hyre ne klasë ku po mbahej procesi zgjedhor dhe ne hyrje ishte njeri nga antaret e partisë por nuk ishte antar i komisonit madje nuk e di a kishte te drejte te qendronte ai aty, dhe filloj provokimin duke me thene “mos me prek”.

Perderisa une i thash se po du te hy ne klase, dhe filloj te me shtynte, pederisa une terhiqesha prapa ai u bente edhe me agresiv, jam larguar ne koridor per te mos e pare situaten te tjeret qe ishin ne process zgjedhor sepse nuk ishte e nevojshme te behet e madhe, por agresiviteti i tij ritej por qe disa persona e mbanin dhe une per ta evituar problemin nga koridori.

Dola jashtë dhe ne përpjekje për të dal jashtë goditem nga një tjetër antare ne ball, pastaj per pak sekonda problemi eshte bartur ne oborrin e shkolles dhe u evitua situata nga nderhyrjet e antareve te tjere. Pak a shume keshtu ndodhi situata e djeshme, edhe pse nuk i di arsyet e sulmit por ajo si ndodhi mund te them lirisht se sulmi ishte i planifikuar.” – Muahexheri e ka shpjeguar gjithë ngjarjen në prononcimin.

Këtë rast e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova ka theksuar se një person është arrestuar, derisa i sulmuari është dërguar në spital, ku ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Mund të ju konfirmojmë se mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën ‘Bajram Curri’, në Pejë e kemi marrë informatën për një përleshje fizike. Nga ky rast, dy persona janë shoqëruar për në polici. Njëri nga ta është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor. Viktima është dërguar në spital dhe ka pranuar tretman mjekësorë”, ka theksuar Rugova për media.

Kjo nuk është rrahja e parë e zyrtarëve të PDK-së. Një rrahje tjetër fizike e anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Pejë, u regjistrua edhe në orët e para të së dielës që e lamë pas.

Në fshatin Raushiq, dy grupe rivale të së njëjtës parti u përleshën gjatë procesit të Kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat