Quni: Fehmi Agani ishte njëri prej figurave më të shquara në historinë e re shqiptare

Aktuale

Quni: Fehmi Agani ishte njëri prej figurave më të shquara në historinë e re shqiptare

Nga: A.SH Më: 6 maj 2019 Në ora: 14:44
Anton Quni

Në 20-vjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe pranë varrit të tij në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Deputeti i LDK-së Anton Quni në 20- vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se, ekzekutimi i Aganit kishte motiv të qartë, dobësimi i forcave institucionale shqiptare dhe të orientuara qartësisht kah Perëndimi, të cilin ia dolën së bashku me presidentin Rugova, ta bindin për të drejtën tonë historike, pavarësimin dhe krijimin e Kosovës shtet të pavarur.

Postimi i plotë:

Sot, 20 vjet më parë, forcat serbe ,pasi identifikuan vendndodhjen e akademikut të nderuar Fehmi Agani, ekzekutuan njërin prej figurave më të shquara në historinë e re shqiptare.
Motivi ishte i qartë, dobësimi i forcave institucionale shqiptare dhe të orientuara qartësisht kah Perëndimi, të cilin ia dolën së bashku me presidentin Rugova, ta bindin për të drejtën tonë historike, pavarësimin dhe krijimin e Kosovës shtet të pavarur.
Qëllimi ishte i qartë, duke u ditur rezultati i luftës, të dobësohej maksimalisht krahu institucional dhe lëvizja politike e drejtuar nga Ibrahim Rugova, për ta futur Kosovën në procese delikate dhe pa shtegdalje, sikurse ndodhi pas shkuarjes në amshim të presidentit Rugova!
Deri në eliminimin fizik të Aganit, ai ishte bartësi dhe ndërlidhësi i mesazheve për organizimin luftarak institucional.
Lavdi e përjetshme për heroin Aganin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat