Arben Bashota, Sylejman dhe Osman Bajrami dënohen me 13 vjet burgim

Aktuale

Arben Bashota, Sylejman dhe Osman Bajrami dënohen me 13 vjet burgim

Më: 6 maj 2019 Në ora: 14:52
Pamje nga gjykata

Tre të akuzuarit Arben Bashota, Osman dhe Sylejman Bajrami, janë dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Të dënuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Detyrim”, shkruan BetimiperDrejtesi.

“I akuzuari Arben Bashota është dënuar me gjashtë vjet burgim, të cilit i caktohet menjëherë masa e paraburgimit”.

“Kurse, Osman Bajrami është dënuar me katër vjet dhe gjashtë muaj burgim, kurse Sylejman Bajrami është dënuar me tre vjet burgim, të cilëve gjithashtu do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim”.

Sipas aktakuzës së PSRK-së, tre të akuzuarit së bashku me të ndjerin Ruzhdi Shaqiri, dhe me disa persona tjerë të paidentifikuar, duke vepruar si grup kriminal në krye me të akuzuarin Bashota, gjatë periudhës kohore shumë vjeçare kishin kryer krime të rënda me qëllim të përfitimit financiar.

Në aktakuzë, thuhet se të njëjtit që nga viti 2004 kishin bërë presione të vazhdueshme në të dëmtuarit Murat Ternava, Hysen Shahini dhe Ismet Osmani, që ta lirojnë pronën kontestuese në sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh, e cila gjendet në Fushë-Kosovë, rrugës për në Prishtinë, të cilën prone e kishte marrë në shfrytëzim i dëmtuari Tërnava për 10 vjet nga KBI Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat