Viktimat e dhunës seksuale të cilave iu refuzua statusi, ‘nuk kanë të drejtë ankese’

Aktuale

Viktimat e dhunës seksuale të cilave iu refuzua statusi, ‘nuk kanë të drejtë ankese’

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:52
Viktimat e dhunës seksuale

Viktimat që i është njohur statusi i dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë do marrin nga 230 euro pagesë në muaj.

Kjo shumë sipas drejtoreshës nga Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, kjo shumë e pagesës për viktimat e dhunës nuk është shumë e kënaqshme por është modeste.

Rushiti në një prononcim për Ballkani.info, ka thënë se kjo shumë e pagesës ka mundur të jetë edhe më e vogël nga tendencat që kanë qenë më herët.

“Kërkesa apo tendenca ka qënë që kjo shumë me qënë edhe më e vogël në kohën kur në kemi avoku. Ka pasur edhe tendenca tjera që të gjitha viktimat e dhunës seksuale të trajtohen njëjtë”, tha Rushiti.

Sipas të dhënave, nga 1000 persona sa kishin aplikuar për viktima të dhunës seksuale, vetëm 330 prej tyre i është pranuar statusi.

Në anën tjetër, mos rregullimi i ankesës me ligjin që është miratuar për viktimat e dhunës seksuale, po përbën problem për gratë të cilat do të parashtrojnë ankesë për mos pranimin e statusit.

“Secila e mbijetuar, me ligj ka të drejtë të di se sa do t’i zgjasë shqyrtimi i ankesës. Gratë të cilat nuk iu është pranuar statusi, kanë të drejtë ankese, por në atë kohë kur është votuar ligji, nuk është rregulluar si duhet çështja e së drejtës për ankesë. Kjo do të thotë që ankesa nuk do të merret si ankesë por vetëm si shqyrtim i lëndës”, shtoi Rushiti.

Rushiti bëri të ditur se ka kërkuar që çështja e ankesës së atyre që i është refuzuar statusi i viktimës si e dhunuar seksuale të trajtohet me përpikmëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat