Daçiq deputetët e Kuvendit të Kosovës i quan terrorist

Aktuale

Daçiq deputetët e Kuvendit të Kosovës i quan terrorist

Nga: K.M Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:08
Ivica Daçiq

Sot, Kuvendit i Republikës së Kosovës ka mbajtur një seancë ku kanë nisur procedurat për themelimine Tribunalit të Krimeve Serbe në Kosovë.

Në lidhje me këtë nismë të deputetëve të Kuvendit, ka ardhur një reagim nga Beogradi. Shefi i diplomacisë serbe dhe ish-ministri i Millosheviqit, Ivica Daçiq ka thënë se nga kjo iniciativë e deputetëve shqiptarë nuk do të dali asgjë, duke thënë se ata thjesht po luajn.

Daçiq ka thënë se është hera e parë në historinë e shteteve që terroristët të cilët e kanë përzën një popull, e akuzojnë një shtet tjetër për gjenocid.

“Liderët në Kosovë e kanë humbur busollën tërësishtë, nga Kosova janë përzën serbët e jo shqiptarët” ka thënë Daçiq.

“Gjithsesi, kjo e ashtuquajtur rezolutë nuk do të kenë kurfar efekti. Pak vetëm po luajn”, ka shtuar Daçiq.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat